Një nxënës ka pësuar lëndime pasi është rrahur nga disa persona.
Një lexues ka dërguar fotografi në “jepi zë”, ku tha se nxënësi në fjalë ishte sulmuar me shufra metalike.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Migjeni” në Tavnik ku i riu vijon mësimin.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndryshe, rastet e dhunës në shkolla po shtohen kohëve të fundit në Mitrovicë.