Për herë të parë në 5 vjet! Universiteti i Tiranës ul numrin e kuotave për studentët, disa degë në rrezik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.04.2022, 13:26

Për vitin akademik 2021-2022, Universiteti i Tiranës kishte vendosur 5133 kuota në dispozicion për studentët që duan të ndjekin studimet e larta në një prej fakulteteve të këtij universiteti. Por për vitin e ri akademik, 2022-2023, për herë të parë në 5 vjet kuotat kanë rënën nën 5000. Senati i Universitetit të Tiranës ka vendosur këtë vit vetëm 4902 studentë të rinj të ulen në auditoret e një prej 6 fakulteteve që universiteti ofron.

Por në këtë numër të limituar kuotash nuk përfshihen ato për studentët nga trojet shqiptare apo shtetasit e huaj. Sipas ekspertëve ky shkurtim i kuotave në Universitetin e Tiranës vjen pasi shumë të rinj po zgjedhin të studiojnë në universitete private ose jashtë vendit.

Këtë vit akademik, fakulteti i Gjuhëve të Huaja do të presë 135 studentë më pak se sa ishin vitin e kaluar. Shkurtime në numrin e kuotave do ketë te dega e gjuhës gjermane ku ka një rritje të madhe kërkesash vitet e fundit. Nga ana tjetër edhe gjuhët si ajo frënge, italiane, spanjolle, greke dhe ruse do kenë shkurtime. Këto dy të fundit përballen me një numër tepër të vogël studentësh pasi është e vështirë të krijohet edhe numri me 10 studentë që profili të vazhdojë mësimin.

Shkurtime do ketë edhe në fakultetin e Histori Filologjisë pasi dega e Historisë do ketë 70 studentë më pak, ndërsa Gazetaria e cila deri më tani pranonte 120 studentë, do pranojë vetëm 80. Edhe Gjeografia dhe Arkeologjia janë përballur me ulje në numrin e kuotave. Tek Shkencat Sociale, Filozofia është e vetmja që ka ulur numrin e kuotave pasi do te ofroje 10 vende me pak krahasuar me vitin e kaluar.

Nga ana tjetër Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave të Natyrës nuk kanë bërë shkurtime në numrin e kuotave dhe ato vazhdojnë të mbeten njësoj siç kanë qenë më parë, përkatësisht 640 kuota drejtësia dhe dhe shkencat e natyrës 1080.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit