Putin: E kam lexuar krejt vendimin e GJND-së për Pavarësinë e Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.04.2022, 19:53

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur sot shumë për Kosovën gjatë konferencës së përbashkët që e kishte me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili po qëndron në Moskë.

Putin i tha në sy Guterres se është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ajo e cila e ka vërtetuar vullnetin e popullit të Kosovës për vetëvendosje.

Putin deklaroi se e ka lexuar me detaje vendimin e GJND-së dhe e di se shumica e shteteve e kanë pranuar Kosovën, derisa pyeti nëse Bashkësia Ndërkombëtare po përdor standarde të dyfishta dhe konstatoi se, sipas tij, të njëjtën drejtë sikur Kosova duhet ta kenë për të vendosur edhe njerëzit e rajonit të Donbasit.

Në këtë rast Guterres e ka dëgjuar më vëmendje Putitnin dhe në fund i tha “Zotëri president, OKB-ja nuk e njeh Kosovën”, kurse lideri i Kremlinit ia ktheu se “shumica e vendeve e njohin Kosovën”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit