Sharje në rrjete sociale dhe sherr në “ish-Bllok”, djemtë e Doshit shkuan të “sqaroheshin” me të riun dhe rrahën policët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.04.2022, 11:42

Marcos Doshi dhe James Doshi, dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi janë shpallur në kërkim pasi janë përfshirë në një sherr dhe kanë dhunuar policinë. Mësohet se dy vëllezërit Doshi në bashkëpunim me një 34-vjeçar me iniciale E.L kanë rrahur një person në zonën e “ish-Bllokut” në Tiranë. Por kur policia ka shkuar në vendngjarje të rinjtë kanë dhunuar edhe punonjësit e policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre. Policia ka arritur të arrestojë vetëm 34-vjeçarin, ndërsa vëllezërit Doshi janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se të rinjtë dhe shtetasi R. S., 38 vjeç janë sharë në rrjetet sociale me njëri-tjetrin, por kur janë takuar në "ish-Bllok" sherri ka degjeneruar në grushte dhe përdorim të sendeve të forta. Dy vëllezërit James dhe Marcos Doshi akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit