Paul Pogba e mbyll me Manchester United

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.04.2022, 10:53

Paul Pogba do largohet nga Manchester United në fund të sezonit. Mediat angleze raportojnë se francezi u ka bërë të ditur shokëve të skuadrës në një mesazh në grupin e WhatsApp se nuk mund të rikuperohet nga dëmtimi deri në mbyllje të edicionit e për këtë arsye ai nuk do të mund të luante më përkrah tyre në javët e fundit për t’i ndihmuar për të siguruar vendin e katërt.

Por ajo që nuk prisnin futbollistët ishte që ai t’u jepte lamtumirën në këtë komunikim. Mediat shkruajnë se ai ka marrë vendimin për t'u larguar. Një vendim që bën të qartë se lamtumira e tij nga Manchester United është e sigurt në verë dhe se në sezonin e ardhshëm francezi do të zbarkojë në një skuadër tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit