Shefqet Krasniqi shtron iftar edhe për gra, e pranishme edhe Duda Balje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.04.2022, 09:22

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga imami kosovar Shefqet Krasniqi.

“Një iftar kaq i bukur, faleminderit Nora, faleminderit Hoxha Shefqet Krasniqi, faleminderit të gjitha motrave të bukura”, ka shkruar Balje në Facebook.

“Allahu i nderuar ju bekoftë çdo ditë të Ramazanit, ju dhëntë qëllime të mira dhe çdo lutje tuajën”, ka shtuar ajo.

Kujtojmë se Shefqet Krasniqi, ditë më parë, kishte shtruar iftar për deputetë, aktorë e këngëtarë, ku në të njëjtën kohë ka promovuar edhe libra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit