Real Madridi e ka njërin sy te merkatoja dhe nga Spanja raportohet se ka një akord të ri. Klubi madrilen ka arritur akordin me mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger, i cili ka pranuar të bashkohet me “Galaktikët” pas këtij sezoni. Largimi i tij drejt nga Londra dukej se ishte diçka që pritej të ndodhte, pasi gjermani nuk pranoi të rinovonte, me Realin që duket se ka mundur konkurrencën e Juves, PSG-së dhe Manchester United.
Lajmi për akordin u përhap menjëherë pas deklaratës së Tuhel, i cili e bëri zyrtar vendimin e Rudiger për t’u larguar nga Chelsea në fund të këtij sezoni. Detajet finale për transferimin e tij priten të bëhen zyrtare së shpejti, me gjermanin që pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e Ançelotit.