“I dashuri më filmoi teksa më përdhunonte”, si u shantazhua 21-vjeçarja me videon intime

Shkruar nga: | Publikuar më: 06.01.2017, 16:03

Një nënë e re, vetëm 21-vjeçe, ka përjetuar tmerr teksa është përdhunuar nga i dashuri i saj. Jo vetëm kaq, por Atlanta Hammond vuajti edhe pas përdhunimit, teksa i dashuri i saj e shantazhonte se do e publikonte videon nëse ajo e linte.

Historia nisi kohë më parë kur vajza, një nënë beqare, u njoh me Halilin, i cili kishte gjithashtu një fëmijë.

“Unë nuk po kërkoja një romancë pasi isha një nënë beqare. Ajo që më lidhi me Halilin, i cili m’u prezantua me emrin Arron Mendez, ishte fakti se dhe ai kishte një fëmijë. Filluam të dilnim, ai sillej shumë mirë me mua, më bëri të ndihesha si një princeshë. Ai nuk fitonte shumë para, por me ofronte gjithçka mundej dhe sigurohej të mos më mungonte asgjë. Gjithçka nisi pas pak kohësh, kur ai filloi të tregonte fytyrën e vërtetë. Më tha të lija punën, që të respektoja fenë e tij”, thotë Atlanta.

Më pas, ajo zbulon në kompjuter që i dashuri i saj kërkohej nga policia, madje ajo kuptoi që emri i tij i vërtetë ishte Halil dhe jo Aron.

“Unë u përballa me të, por ai m’u betua se nuk dinte asgjë për veprat penale për të cilat akuzohej. Doja t’i besoja dhe kështu bëra. Vendosa ta lë pas këtë që ndodhi, por brenda pak javësh ai më përdhunoi. Ai më gjuante në fytyrë dhe më shkulte flokët. Nuk më lejohej të takoja asnjë shok, madje ai më ndaloi të takoja nënën time. Mamit nuk i thashë gjë sepse nuk doja ta shqetësoja."

Atlanta tregon se një natë u mundua të ikte në shtëpinë e nënës së saj fshehurazi, por Halili e kapi atë teksa largohej.

Ai e dhunoi vajzën, madje kjo e fundit përfundoi në spital. Atlanta rrëfehet se edhe pse shumë herë ai ia kishte kthyer mendjen, këtë herë ajo e denoncoi Halilin duke u larguar përfundimisht nga ai. Pas shqyrtimit të rastit, gjykata e dënoi atë me 6 vite burg.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit