Ktheu lokalin në kazino, tironsi e pëson keq

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.04.2022, 10:33

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë për shkak se kishte kthyer lokalin e tij në kazino. Sipas njoftimit të policisë, i riu me iniciale M.N. akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Ndër të tjera thuhet se janë sekuestruar dy makineta që shërbejnë për lojëra fati dhe një valixhe me çipsa për poker.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gaminator”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Kishte përshtatur një ambient të fshehtë në lokalin në administrim prej tij për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga 31-vjeçari. Sekuestrohen dy makineta që shërbejnë për lojëra fati dhe një valixhe me çipsa për poker.

Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr. 4 në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gaminator”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: M.N., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Ky shtetas, në lokalin në administrim prej tij, në rrugën “Siri Kodra”, kishte përshtatur një ambient të fshehtë, për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit, dhe një valixhe me çipsa për poker. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit