Tre ditë në gjendje kome, vdes në spital 17-vjeçari nga Hasi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.04.2022, 16:33

Një 17-vjeçar nga Hasi ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Mësohet se, Armend Kukaj, ka qenë i shtruar në spital prej tre ditësh, pasi kishte pësuar hemoragji cerebrale në tru.

Ai nuk ka mundur dot të mbijetojë. Miqtë dhe të afërmit e 17-vjeçarit kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale. 17-vjeçari ishte në punë, kur humbi ndjenjat papritur. Ai qëndroi tre ditë i shtruar në QSUT në gjendje kome.

Stafi i JOQ ALBANIA i shpreh ngushëllime familjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit