U gjet me fyt të prerë/ Para vdekjes avokati shqiptar kishte shkruar dy letra, kujt i drejtoheshin?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.04.2022, 15:26

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e avokatit shqiptar Aineo Redo. Mediat italiane shkruajnë se pak para vdekjes, Aineo ose "Enea" siç e thërrisnin të gjithë kishte shkruajtur dy letra lamtumire, një për kolegët e tij avokatë dhe një tjetër e kishte futur në xhep për ta gjetur hetuesit. Përpara se të shkonte të vriste veten e tij në tunelin e këmbësorëve midis Via Emilia dhe Via San Giuseppe, ai iu shkroi një letër kolegëve të zyrës ku shkruhej: “Më falni”.

U gjet me fyt të prerë në rrugë, kush ishte avokati shqiptar që e vranë në  Itali! Flet kolegu italian: Erdhi me rrobat e trupit, ndihmoi shumë të  gjithë shqiptarët - Shqiptarja

Ndërsa tjetrën e futi në xhep, duke e ditur që hetuesit do ta gjenin pas pak minutash dhe se dyshimet për vdekjen e tij, do të shuheshin brenda një kohe të shkurtër. Por ai nuk la asnjë letër për gruan dhe dy djemtë e tij të cilët janë të shkatërruar nga kjo ngjarje tragjike. Miqtë dhe të njohurit e avokatit shqiptar e përshkruajnë atë si njeri të zellshëm, punëtor, luftëtar, një personazh i paepur, një person me vlera, i aftë për të jetuar pa kursyer.

Horror event in Italy / With a severed throat, the Albanian lawyer is found  dead (NAME) - Aktualitet

Në në Shqipëri, ai u diplomua për fizikë dhe u bë mësues. Por ai kishte një plan tjetër, një ëndërr tjetër. Kështu ai u largua me një gomone, vetëm me rrobat që kishte veshur dhe një fjalor italisht. Në Reggio ai filloi përsëri nga zeroja duke bërë punë të vështira: si në stalla, bukëpjekës apo punëtor qeramike. Në pak kohë që i kishte mbetur, ai studionte për drejtësi në Parma. Pas studimeve ai u bë avokat dhe për vite me radhë u mor veçanërisht me emigracionin duke ndihmuar shqiptarët që u përpoqën të ndiqnin gjurmët e tij, të atyre që donin të fillonin nga e para.

U gjet me fyt të prerë në rrugë, kush ishte avokati shqiptar që e vranë në  Itali! Flet kolegu italian: Erdhi me rrobat e trupit, ndihmoi shumë të  gjithë shqiptarët - Shqiptarja

Por sërish ka shumë pikëpyetje se çfarë mund ta kishte mërzitur një burrë kaq të sjellshëm dhe kaq të fortë, të kalitur nga një mijë beteja, një bashkëshort dhe baba me një familje të lumtur që e donte jetën, profesionin, futbollin, të bënte një akt të tillë. Ndërkohë ka zëra se ai mund të kishte zbuluar ndonjë sëmundje të rëndë dhe ngaqë nuk po përballonte dot peshën e shqetësimit ndërmori aktin e rëndë. Por sërish mbeten vetëm zëra, pasi vetëm autopsia do të japë vetëm prova të dobishme për të vërtetuar mënyrën e vdekjes.

Burimi:ilrestodelcarlino Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit