Pak momente para se tërmeti të trondiste Bosnjen, banorëve iu dërgua një mesazh paralajmërimi në të cilin thuhet “dilni nga shtëpitë”.
Përdoruesit e Android morën një paralajmërim përmes sistemit të mbrojtjes pak sekonda para tërmetit.
Kjo është hera e parë që përdoruesit e këtij sistemi operativ informohen për rreziqet e mundshme në këtë mënyrë, ndërsa njoftimi habiti shumë përdorues.
Përveç informimit se ndodhen në një zonë potencialisht të rrezikshme, ata janë udhëzuar edhe se si të sillen gjatë tërmetit.
Atyre u është thënë që të dalin nga shtëpitë, të mbyllin gazin dhe të shmangin ndërtesat e dëmtuara.