Legjenda e boksit Mike Tyson është bërë progagonist në një episod të shëmtuar pasi pati një përplasje fizike me një pasagjer gjatë një udhëtimi me avion nga San Francisko në Florida. Në videon e publikuar shihet Tyson, i cili pas provokimeve të shumta nga ana e një pasagjeri të ulur pas tij e grushton atë disa herë duke e lenë të gjakosur.
Personi i goditur mori ndihmën e parë nga personeli mjekësor, si dhe thuhet se ka kryer një denoncim në polici për dhunën e ushtruar nga ana e Tyson. Pavarësisht se u provokua, sjellja e ish-boksierit është kritikuar në rrjet, duke ditur se pesha e grushtit të tij nuk është e zakonshme dhe pasojat nomralisht që janë më të mëdha.