Gjatë një operacioni anti-drogë të zhvilluar nga policia në Korçë janë sekuestruar sasi dhe lloje të ndryshme drogash. Në total policia ka sekuestruar 485.5 kilogramë lëndë narkotike dhe mes tyre është edhe "Bonzai" një lloj droge sintetike por tepër e rrezikshme. Kjo pasi bonzai është një drogë e cila prodhohet nga bashkimi i rreth 50 kimikateve, ku përfshihen edhe helmet e minjëve dhe pesticidet. Kjo drogë është e lirë në kosto dhe pas përdorimit i bën njerëzit të humbin logjikën dhe në shumë raste ekspertët i përkshkruajnë si “njerëzit zombie”.
Në lidhje me futjen e kësaj droge në tregun shqiptar ka reaguar edhe kriminologu i njohur, Ervin Karamuço. Në një postim në Facebook, Karamuço u ka bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes për shkak të incidencave të larta vdekjeprurëse që jep kjo drogë tek të rinjtë.