Vali Corleone mbetet në paraburgim edhe për 2 muaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.04.2022, 13:27

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj për Princ Valentino Corleone, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Kanosje’.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, i cili ka thënë se Vali Corleone mbetet në paraburgim deri më datë 19.06.2022.

Kujtojmë se Princ Valentino Corleone është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës për ta mbajtur një muaj paraburgim si i dyshuar për kanosje. Corleone u transferua në BSL pasi në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ku Gjykata mori vendim që i njëjti të dërgohet, nuk pati vend.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e sinjalit dhe kanë njoftuar se për shkak se nuk ka pasur vende të lira në këtë Institut, Corleone është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë, për të mbajtur masën e paraburgimit, që mund të zgjasë deri më 21 prilli.

Vali Corleone u arrestua më 21 mars, pasi dyshohet se e ka kërcënuar babain e tij, duke tentuar që ta largojë nga shtëpia. Prokuroria i kërkoi Gjykatës që i njëjti të ndalohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit dhe observimit.

Vali Corleone dyshohet se rreth orës 02:00 pas mesnatës së 21 marsit, me dashje dhe me qëllim të ushtrimit të pushtetit, kontrollit dhe cenimit të dinjitetit te babai i tij, përmes sjelljeve dhe fjalëve ka nxitur frikë duke e kanosur dhe duke tentuar që të njëjtin ta largojë nga shtëpia.

Derisa prindërit e tij ishin në dhomë duke fjetur, Vali dyshohet se ka hyrë dhe duke bërtitur e ka kërcënuar babain e tij me fjalët “i ki afat 24 orë me ma liru shpinë se dije çka të gjen”, duke i shkaktuar dhimbje, frikë dhe shqetësim të madh emocional. Pasi djali e kërcënoi, babai u detyrua që të largohet nga shtëpia dhe e denoncoi rastin në Polici.

Për shkak të raporteve mes tyre, rrethanave rënduese dhe meqë i dyshuari edhe më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij, Prokuroria ka kërkuar që i njëjti të mos lihet në liri sepse mund të ndikojë në dëshmitarët që i ka familjarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit