Në gjyqin kundër ish-bashkëshortes, Johnny Depp ka thënë se nuk ka goditur asnjë grua në jetën e tij.
58-vjeçari në gjyqin e tij prej 100 milionë dollarësh për shpifje, i tha gjykatës së pavarësisht abuzimit të supozuar, ai qëndroi me ish-gruan e tij Amber Heard sepse kishte frikë se ajo do të vetëvritej siç bëri nëna e tij kur babai i tij e la atë.
“Shumë herë kur përpiqesha të largohesha, ajo më ndalonte në ashensor me rojet e sigurisë duke qarë, duke bërtitur "Unë nuk mund të jetoj pa ty, do të vdes.""-tha Johnny Depp.
Sipas mediave të huaja, ajo e ka paditur Depp-in dhe i kërkon atij 100 mln dollarë, duke pretenduar se ai e ka e quajtur gënjeshtare dhe e akuzon për shpifje.