Ktheu lokalin në kazino, durrsaku e pëson keq

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.04.2022, 16:50

Një 32-vjeçar me iniciale E.Sh. është arrestuar nga policia në Durrës, për shkak se e kishte kthyer lokalin që kishte marrë me qira në kazino. I riu akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Ndërkohë, sipas njoftimit të policisë, është sekuestruar 1 kompjuter dhe 4 makineta për lojëra fati dhe 1 aparat celular që përdorej për vënie bastesh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës. Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Goditet 1 rast tjetër i organizimit të veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 32-vjeçari që kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit që kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit.

Sekuestrohen një kompjuter, 4 makineta për lojëra fati dhe 1 celular që përdorej për vendosjen e basteve sportive. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti tjetër të kësaj veprimtarie.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. Sh., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara" dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ushtruar kontroll në lokalin që ky shtetas kishte marrë me qira, ku kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 1 kompjuter, 4 makineta për lojëra fati dhe një aparat celular që përdorej për vënie bastesh në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit