Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e pazakontë është regjistruar në Shanghai, Kinë, ku një punonjës shëndetësor është goditur me bastun nga një grua e moshuar. Kjo pasi e moshuara nuk ka dashur që ai t’i bënte asaj rapid test-in.
Sipas mediave të huaja, qytetarët në Shangai detyrohen t'i nënshtrohen testeve të përditshme për Covid-19.
Megjithatë, të shumtë janë ata që nuk duan që t’i nënshtrohen kontrollit të përditshëm.
Në videon që ilustrohet në vijim, shfaqet një grua e moshuar teksa godet me bastun një burrë që i afrohet për t’i bërë asaj rapid test, por pa rezultat, pasi ajo ka rezistuar.
@magdamanni ♬ πρωτότυπος ήχος – Magda Manni