Lorik Durmishi, babai i Lorenës 5-vjeçare kërkon ndihmë për shërimin e vajzës së tij e cila është e sëmurë nga tumori në tru.
Ai thotë se vajza e tij është në gjendje shumë të rëndë dhe i duhet brenda pak orësh ta dërgojë për trajtim jasht vendit, ndërsa për shkak të kushteve të rënduara ekonomike ai nuk mund të ia dal i vetëm.
Lorena Durmishi nga fshati Shajkovc i Podujevës, sipas dokumenteve mjekësore të datës 20.04.2022 është diagnostifikuar me tumor në tru dhe mjekët në Prishtinë kanë rekomanduar që të vazhdojë urgjent trajtimin jashtë vendit.
Numri kontaktues i familjarëve është: +38344-522-657 dhe +38348-376-239
Të gjithë ata që duan të ndihmojnë Lorenën e vogël, numrat e xhirollogarive janë në fotot e mëposhtme. Familja ju përgjërohet për ndihmë!