Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e pazakontë është regjistruar në SHBA, ku një vizitë rutinë dentare përfundoi në një ngjarje që mund t’i rrezikonte jetën një pacienti.
Një burrë u dërgua me urgjencë në spital, pasi thithi pa dashje gjilpërën e aparatit të mbushjes së dhëmbëve.
Jozsi 60 vjeç tha për mediat e huaja:
Sipas mjekëve, kolla bëri që gjilpëra të përfundonte në mushkëri, mirëpo ishte jashtëzakonisht e vështirë që të gjendej me një pajisje të thjeshtë.
Një procedurë e rrallë mjekësore u krye nga Dr. Alraiyes dhe ekipi i tij duke përdorur një pajisje të re, e cila përdoret për zbulimin e kancerit.
Fatmirësisht ekipi mjekësor ishte në gjendje të nxirrte me sukses copën metalike nga rrugët e ngushta të frymëmarrjes pa asnjë dëm për Jozsin.
“Nuk kam qenë kurrë kaq i lumtur në jetën time kur hapa sytë”-tha 60-vjeçari, i cili shtoi se gjilpërën metalike e ka mbajtur në një raft në shtëpi.