Sipas shkencëtarëve, virusi Zika i transmetuar nga mushkonjat mund të shkaktojë pandeminë e ardhshme. Studiuesit nga Instituti i Imunologjisë La Jolla në San Diego, Kaliforni kohët e fundit identifikuan një lloj të ri virusi.
Megjithatë, ndryshe nga Covid-19, simptomat e Zikës si ethet, skuqja dhe konjuktiviti shpesh janë të lehta. Sipas mediave të huaja, shqetësimi kryesor për shkencëtarët vjen kur sëmundja infekton gratë shtatzëna, pasi ka potencial të shkaktojë defekte në lindje si mikrocefalia. Pra, kur një fëmijë lind me një kokë të vogël dhe një tru më të vogël.
Kohët e fundit ka pasur një rritje të rasteve të virusit Zika që nga një shpërthim i madh në Brazil në vitin 2015, i cili ndikoi në përgatitjet e Lojërave Olimpike në vitin 2016.