Kur është fjala për të marrë pjesë në dasmën e dikujt tjetër, ekziston një rregull kryesor i pashkruar, “mos vishni të bardha”.
Por një grua, e cila është nga SHBA, vendosi t'i çojë gjërat një hap më tej duke riveshur fustanin e saj të nusërisë në ditën e dasmës së shoqes së saj.
“Unë u martova pesë vjet më parë dhe vesha një fustan të shkurtër ngjyrë vjollcë në ceremoninë ligjore në bashkinë e qytetit dhe më pas patëm një ceremoni fetare në të cilën vesha një fustan të bardhë më tradicional deri në dysheme. Shoqja ime do martohet së shpejti dhe unë po mendoj të rivesh fustanin tim vjollcë në dasmën e saj, pasi është fustani më i bukur që kam.”-u shpreh gruaja për mediat e huaja.
Më tej ajo tha se nuk e kishte takuar shoqen pesë vite më parë, ndaj ajo nuk do ta dinte që ishte fustani i saj i nusërisë.
Megjithatë, ajo vuri në dukje se një nga të ftuarit e tjerë të saj është një mikeshë e përbashkët, e cila ishte gjithashtu e ftuar në dasmën e saj, kështu që ndoshta do të kujtonte se ajo e veshi fustanin në ceremoninë e saj të dasmës.
Për shkak se nuk dinte se çfarë të bënte, ajo kërkoi nga publiku që t’i jepte asaj një mendim.
“Ti ndoshta e ke blerë këtë fustan për të pasur diçka që mund ta veshësh disa herë, mendoj se është 100% në rregull që ta riveshësh”-tha një grua.
Ndërkohë, një tjetër u shpreh:
Pas këtyre dhe shumë përgjigjeve të tjera pozitive, gruaja vendosi që të riveshi fustanin tek dasma e shoqes së saj.