Pallati "Albania" është ndërtesa e parë më e lartë në Beograd e ndërtuar në vitin 1939. Ndërtesa ka qenë prej kohësh më e larta në Beograd dhe e dyta në Evropën Juglindore. Një pjesë e Pallatit “Albania”, pra 381 metra katrorë me vlerë 3.88 milionë euro, është nxjerrë në shitje. Sipas mediave serbe tre muaj më parë u nxorrën në shitje 381 metra katrorë hapësirë për zyra në Pallatin “Albania”. Tenderi u shpall në janar. Kjo pjesë e ndërtesës nuk është shitur ende. Duke qenë se ndërtesa e Pallatit “Albania” është e bankës së falimentuar të Beogradit, kjo ndikon në shitjen.

Administratori, Mijo Stanarçeviq shpjegon se bëhet fjalë për një shitje në masën 50 për qind të vlerës së parashikuar, e cila është specifike në raport me shitjen në tregun e lirë dhe që është shumë tërheqëse për blerësit potencial. Në kuadër të procedurës së falimentimit të Bankës së Beogradit, administrues i falimentimit është Agjencia e Sigurimit të Depozitave, dhe procedura është hapur në vitin 2002. Ndonëse godina e Pallatit “Albania” është shpallur pasuri kulturore në vitin 1984, ajo mund të vihet në funksion.