Gorilla i varur nga celulari shqetëson zyrtarët e kopshtit zoologjik: E kalon kohën duke parë telefonat e vizitorëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.04.2022, 17:14

Varësia e adoleshentëve nga telefonat inteligjentë nuk është aspak një fenomen i ri, por kur adoleshenti në fjalë është një gorillë e ultësirës lindore mund të jetë një problem.

E çuditshme? Por, kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur me Amare, një gorille 16-vjeçare në kopshtin zoologjik Lincoln Park të Çikagos, e cila ka shumë “qejf” që të merret me telefonin.

Gorilla addicted to smartphones is having his screen time cut | Flipboard

Stephen Ross, i cili studion sjelljen dhe njohjen e gorillave në kopshtin zoologjik, tha se kujdestarët e Amare vunë re se gorilla e kalonte kohën ulur në një cep duke u munduar të shohi telefonat e vizitorëve dhe se me kalimin e ditëve shfaqej me e hutuar deri në atë pikë sa u shkëput kafshët e tjera.

Gorilla With Smartphone Addiction Is Having Screen Time Cut Down

Amare jeton me tre gorilla të tjerë meshkuj “beqarë”, të gjithë në adoleshencë, ndërsa zyrtarët e kopshtit zoologjik nuk duan që koha para ekranit t’i heqë një periudhë të rëndësishme zhvillim, në të cilën gorillat po mësojnë se si të ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe në thelb, të jenë gorilla.

Do you have a social media addiction? How to spot the signs and symptoms - Daily Star

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit