Kompanitë telefonike dhe ato të internetit në vend nuk dallojnë shumë nga njëra-tjetra në mënyrën e implementimit të rregullave të tyre kundrejt klientëve. Disa veçori që i bashkon janë padyshim moskorrektesa dhe abuzimi me besimin që u falin klientët.
Kompania e internetit Digicom e oligarkut Bashkim Ulaj është tallur haptazi me njërin prej klientëve të saj në momentin që ky i fundit ka kërkuar të prishë kontratën për faktin se prej 5 ditësh kompania nuk i ka ofruar internet, shërbimin për të cilin ka paguar.
I riu shkruan se në email-in ku i kanë kthyer përgjigje, i kanë cilësuar se një kontratë zgjidhet me miratimin e të dyja palëve dhe në këtë rast Digicom nuk bie dakord ta bëjë. Nëse ai ka të dëshirë të prishë kontratën, duhet të paguajë një penalitet prej 15,000 Lekësh të reja.
Po ashtu në fund të sqarimit të tyre, kompania i bën me dije se kohëzgjatja e zgjidhjes së ankesës së tij është deri në 7 ditë.
Klienti e cilëson kompani ndyrësirë pasi jo vetëm po përfitojnë prej tij pasi ai i paguan faturat në afat por as nuk e dëmshpërblejnë për dëmin e bërë.
Qytetari shkruan:
“Pershendetje JOQ. Do doja te raportoja nje rast ku te gjithe besoj se kemi problem sot eventualisht. Tema qe dua te hap ka te bej me Kompanit e internetit ne Tirane.
Si eshte e mundur qe un nuk prish dot kontraten me kompanine e internetit Digicom pas 5 ditesh pa internet prej tyre.
Un paguaj cdo muaj ne afat dhe ato me vonojne sherbimin e internetit dhe ndonese nuk ju ha trapi fare nese marr sherbim.
Mirepo kush pergjigjet per rastet e tilla ku ato nuk me demshperblejne ose te me ulin cmimin mujor kur un smarr internet per dite me rradh.
Te lutem anonim pasi punoje dhe ne kompani interneti. Faleminderit.
Domethen un duhet te pres sherbimin e teknikes 7 dite qe te me rregulloje internetin. E pabesueshme cndyrsirash jane!”
