Union Net, i cilësuar ndryshe si mekanizmi “shushunjë” i dërgesave monetare në Shqipëri, mban përfaqësimin e markës prestigjioze ndërkombëtare Western Union në vend.
Edmond Leka, zotëruesi i kësaj agjencie në Shqipëri aplikon për klientët e Union Net komisione 3-fish më të fryra se kompania mëmë Western Union, për të cilën nuk është e ditur nëse është në dijeni të abuzimit.
Këto komisione janë aq të fryra edhe brenda vendit nga qyteti në qytet sa në një rast të fundit të mbërritur në redaksinë tonë, për shumën e dërguar prej 10.000 Lekësh të reja, Union Net mban një komision prej 800 Lekësh të reja dhe marrësit i takon të tërheqë 9200 Lekë të reja.
Denoncuesi e cilëson komisionin e Union Net sa një rrogë ditore. Nëse do ishte zotuar t’ia çonte vetë me siguri kostoja e transportit do i kishte kushtuar më pak se komisioni i kësaj agjencie.
Dërguesi i shumës monetare denoncon për JOQ ALBANIA:
“Pershendetje JOQ...Shiko cfar behet ne WesternUnion ne ku dergesa nga nje qytet ne nje qytet tjeter kushton 800Lek. Per 10000Lek komisioni eshte 800Lek.Po per 100000Lek sa esht komisioni? Jetojm ne nje vend ku komisioni i transfertave kushton sa nje rrog ditore ne Shqiperi. Faleminderit!”
