Gruaja braktis fëmijën e mitur, burri e denoncon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.04.2022, 16:41

Një 30-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit pasi ka braktisur fëmijën e saj të mitur. Ka qenë ish-bashkëshorti i saj shtetasi me iniciale L.K ai që ka bërë kallëzimin pasi ish-gruaja e tij ka braktisur fëmijën e mitur që gjykata ia kishte lënë në kujdestari.

Njoftimi i policisë:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan po punohet për kapjen e shtetases B. M., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi ish-bashkëshorti i saj, shtetasi L. K., ka bërë kallëzim se 30-vjeçarja ka braktisur fëmijën e mitur, të cilin Gjykata ia ka lënë asaj në kujdestari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit