Burri i quajtur “Popeye rus”, i cili njihet për bicepsin e tij të madh artificial, ka injoruar paralajmërimet e vdekjes nga mjekët, pasi iu nënshtrua një operacioni në mënyrë që të dukej më shumë si një “alien”.
Ish-ushtari rus Kirill Tereshin është krahasuar me personazhin e filmave vizatimorë Popeye, për shkak se injekton vazelinë në krahët e tij për t'i dhënë vetes “muskuj” gjigantë.
25-vjeçari është bërë mjaft e njohur në internet dhe ka grumbulluar afro një milion ndjekës në TikTok.
Rusi është detyruar t'i nënshtrohet një sërë operacioneve korrigjuese për shkak të problemeve që kanë ndodhur në krahët e tij për shkak të injektimit të vazelinës.
Sipas mediave të huaja, pavarësisht paralajmërimit të vazhdueshëm të vdekjes nga mjekët, Tereshin ka vendosur t’i nënshtrohet një operacioni tjetër në mënyrë që të duket si një alien.
Ai tregoi pamjen e tij të re për ndjekësit e tij me buzët e zmadhuara, mbushësit e mollëzave dhe formësimin e nofullës dhe ballit.
"Unë jam një mashkull idealisht i pashëm. Gjithçka dallohet qartë, buzët, mjekra, mollëzat, balli, hunda, nofulla të gjitha janë të barabarta. Dua të kem një fytyrë aliene. Unë kam besuar te alienët që kur kam parë UFO-t si adoleshent. E di që ekzistojnë dhe se janë “raca” më e fuqishme në të gjithë botën.”-tha i riu në një video të publikuar.