Hoqi dorë nga mbretëria për t’u martuar me njeriun e zemrës, ish-princesha zë punë në muze

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.04.2022, 21:19

Pasi hoqi dorë nga titulli i saj mbretëror për t’u martuar me të dashurin e saj të kolegjit, ish-princesha e Japonisë Mako Komuro tani po punon në një muze në New York. Mako, u martua me Kei Komuro, një qytetar të thjeshtë me të cilin u njoh në universitet në tetor të vitit të kaluar.

Japan's Former Princess Is Now A Museum Worker

Për këtë arsye, ajo u bë femra e parë e familjes mbretërore e Japonisë, që heq dorë nga ceremonia mbretërore e martesës dhe gjithashtu rreth 1.23 mln dollarë që ishin “taksur” për atë.

Pasi u transferua në New York, ku burri i saj punon si avokat, ish-princesha vendosi të përdorë diplomën e saj në art dhe trashëgimi kulturore.

Japan's Former Princess Mako Lands New Job in N.Y.C. After Giving Up Titles to Marry for Love - Blog

Tashmë ajo punon në një muze në New York. Kujtojmë se Mako u bë kryefjala e mediave të huaja në vitin 2017, kur njoftoi fejesën e saj me Kei, me disa të shoqërisë japoneze që kritikuan çiftin dhe disa nga anëtarët e familjes së Makos që shprehën publikisht mosmiratimin e tyre për martesën.

Burimi: www.unilad.co.uk| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Japan's Former Princess Mako Is Now an Unpaid Intern at the Metropolitan Museum of Art | Tatler Asia

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit