Kompania farmaceutike amerikane Moderna tha se po tërhiqte 764,900 doza të vaksinës së saj COVID-19, të bëra nga prodhuesi i saj me kontratë Rovi (ROVI.MC), pasi një shishe vaksine u gjet e kontaminuar nga një trup i huaj. Asnjë problem sigurie nuk është identifikuar, tha Moderna për grupet që u shpërndanë në Norvegji, Poloni, Portugali, Spanjë dhe Suedi në janar.
Prodhuesi i barnave tha se kontaminimi u gjet në vetëm një shishe, por nuk tregoi ekzaktësisht se për çfarë bëhej fjalë. Kujtojmë se vitin e kaluar autoritetet japoneze pezulluan përdorimin e disa dozave të vaksinës Moderma, pasi në disa shishe u gjet ndotës çeliku.
Mbi 900 milionë doza të vaksinës Moderna COVID-19 janë administruar në mbarë botën deri më sot.
Burimi:www.reuters.com |Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA