Nusja e ardhshme e divorcuar dhe me 3 fëmijë, detaje nga krimi i dyfishtë në Fier

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.04.2022, 14:06

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin ditën e sotme pasi një 61-vjeçar ka vrarë të fejuarën e djalit të tij dhe më pas veten. Mësohet se 30-vjeçarja Merushe Hazizi është vrarë nga vjehrri i saj i ardhshëm pasi ky i fundit nuk e pranonte dot faktin se 30-vjeçarja kishte qenë e martuar më herët dhe se kishte dhe 3 fëmijë nga kjo martesë. Prej disa kohësh Xhevahir Hoxha jetonte bashkë me djalin e tij Fatjon Hoxha dhe 30-vjeçaren Merushe, kjo e fundit prej 3 vitesh bashkëjetonte me Fatjonin.

Por 30-vjeçarja dhe Xhevahir Hoxha kishin konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin për shkak të faktit se ajo kishte qenë e martuar më parë dhe ishte divorcuar. Ditën e sotme ata kanë qenë të dy vetëm në shtëpi dhe dyshohet se pas një debati mes tyre, 61-vjeçari ka marrë thikën dhe ka masakruar nusen e ardhshme të djalit dhe më pas ka dalë jashtë dhe është varur në një pemë. Kur policia ka shkuar në vendngjarje në fillim ka parë trupin e 61-vjeçarit të varur në pemë dhe më pas brenda në shtëpi 30-vjeçaren e mbuluar në gjak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit