Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Berlin ka zhvilluar një takim me gazetarët shqiptarë të cilët përveç "Berlinit" e pyetën Ramën edhe për ato çfarë po ndodhin në Shqipëri. Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me shpalljen Non Grata të ish deputetit Aqif Rakipi, por Rama e shmangu një pyetje të tillë me arsyetimin se nuk ia vlen të flitet për të në Berlin.
Ai nuk u përgjigj për kandidimin e djalit të Rakipit, i cili mori vota të konsiderueshme në zgjedhjet e 25 Prillit, duke thyer edhe herësin.
Pyetje: Në zgjedhje latë jashtë zonës së sigurt 3 socialistë me kontribut, ndërkohë përfshitë një kandidat që s’ka kontribut në parti (Ornalndo Rakipi) babai i të cilit është non grata. A mendoni se keni marrë vendimin e duhur?
Rama: Të vijmë deri në Berlin për të folur kandidatët e PS më duket e sforcuar kështu që kalojmë te pyetja tjetër.