I hoqën nga puna gruan drejtoreshë, ish-kunata e Ramës qokë Nik Halilit: 100 MLN Lekë në xhep!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.04.2022, 10:31

“Me njërën dorë të merr me tjetrën të jep”, do ishte shprehja që do i shkonte për shtat qeverisjes Rilindase përsa i përket ortakëve e partnerë në marrëveshjet me mafian italiane.

Besnik Halili është zotëruesi i GTS shpk, përfituesi i miliarda lekëve të tenderave të oksigjenit të lëngshëm gjatë kohës së pandemisë dhe pas.

Personi të cilit i doli emri në përgjimet e mafias italiane Ndranghetta për afera me tenderat korruptivë të Bashkisë, ndërmjetësi i Erion Veliajt me mafian në shkëmbim të pazareve me 20% fitim, renditet në vend të dytë me mbi 12 MLD LEKË të gllabëruara nga Buxheti i Shtetit vetëm nëpërmjet tenderave në Shëndetësi.

BESNIK HALILI, LUNEDA SUFALI

Përfitimet që ka përfituar Nik Halili nga shteti janë aq marramendëse sa nuk do t’i duhej të punonte më për gjithë jetën. Mbase kjo ishte arsyeja dhe pse Rilindja i pushoi të shoqen Luneda Sufalin ish-Drejtoreshëm e SSHS nga posti, e në vend të saj emëroi Reme Lalën, të bijën e Ymer Lalës.

Por nëse menduat se përpos shifrës me disa zero që ka përfituar Halili nga taksat tona, do i hiqej rroga e të shoqes drejtoreshë e keni menduar gabim… Shteti jo vetëm që e ka krimbur në para çiftin Halili-Sufali por e ka kompensuar me anë të një tenderi të majmë ish-postin si drejtoreshë.

Mbi 100 MLN LEKË i ka dhënë Albana Fico, ish-kunata e Kryeministrit e njëkohësisht drejtoresha e QSUT Nik Halilit në një tender ku ka konkurruar i vetëm. Pra thënë thjesht, ia ka futur 100 MLN LEKË në xhep si qokë duke qenë se i shkarkuan nga puna të shoqen që të sistemonin Reme Lalën.

Procedura tenderuese klienteliste është shënuar me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence.

Rilindja i ka fijet e forta dhe sigurisht që qeveria nuk do donte që Halili të mërzitej e të niste të zgjidhte gjuhën për temën e diskutimeve në përgjimet me Veliajn apo jo…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit