Hoxha: Nëse Benzema do të hante 7 hurma arabie, do të shënonte 7 gola

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.04.2022, 10:54

Të mërkurën e 6 prillit sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema, zhvilloi një ndeshje kundër Chelseat në Champions League.

Benzema në “Stamford Bridge” shënoi hat-trick duke i mposhtur “Blutë e Londrës”.

Mësohet se Benzema ka luajtur duke mbajtur agjërim, ndërsa kur erdhi koha e iftarit konsumoi 3 hurma arabie, ndërsa në ndeshje shënoi 3 gola.

Lidhur me këtë ka folur edhe hoxha Mazllam Mazllami, i cili tha se futbollisti i Real Madridit po të konsumonte shtatë hurma do të shënonte shtatë gola.

Hoxha:

A e patë lojën apo jo? Me tre hurma, tre gola. Po t’i hante Benzema shtatë hurma, shtatë gola. Dhe atë atje, jo në Madrid.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit