Skema e korrupsionit të policisë shqiptare në Morinë/ Përgjimet nxjerrin në pah emrin e këngëtares Zajmina Vasjari

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.04.2022, 09:54

Para pak ditësh në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës përgjimet nxorën në pah korrupsionin që bëhej nga punonjës të policisë shqiptare dhe asaj kosovare. Në këtë pikë kufitare, çdo minutë regjistrohej një rast ryshfeti ku vlera më e ulët që policët merrnin ishte 10 euro dhe më e madhe 100 euro dhe konkretisht u zbuluan 312 raste ryshfeti dhe 8000 euro fitim në ditë.

Pjesë e skandalit janë 32 punonjës të policisë kufitare shqiptare me funksione të ndryshme, përfshirë edhe drejtorin e kësaj drejtorie, Fran Kacorri. Ndërkohë përgjimet kanë nxjerrë në pah edhe emrin e këngëtares së njohur Zajmina Vasjari, e cila do të kalonte në kufi bashkë me fëmijët, por pa prokurën e bashkëshortit.

Në dosjen që ka siguruar Balkanweb Vasjari udhëtonte paraditen e 2 janarit drejt Kosovës, me sa duket për të kaluar pushimet dimërore në një vend malor, teksa nga biseda rezulton se do të kthehej më 4 janar nga Kosova. Personi i regjistruar me emrin “Tani Durrës”, i kërkon Laertit ta kalojë.

DOSJA

Në datë 02.01.2022 ora 10:57 në aplikacionin Whatsapp shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë, Laertit Sulos me sms: “…është nusja e një shoku të ngushtë me kalamajtë aty në Morinë po s’ka prokurë Zajmina Vasjari…

Laerti: Kur do kthehet:

Tani: Ja ta pyes… dy ditë datë 4 ka kthim…

Laerti: Ok çfarë makine ka ose jepi nr tim të flas me të……

Tani: “Renxh Rover “AA001UD”…

Laerti: Ok.

Menjëherë më pas ora 11:00 Laert Sulo ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjësit të policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:

Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh Zajmina Vasjari…

Emiltoni: Jepi nr tim.

Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zaimina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijët e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i policisë Emilton Asllanaj kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit Laert Sulo. Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit