Ndau Fisnikun nga gruaja, Fjolla ‘nxeh’ rrjetin dhe paralajmëron gratë tjera: Mbyllni burrat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.04.2022, 08:29

Këngëtarja Fjolla Morina dhe biznesmeni Fisnik Syla i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, ndërsa të dy po vijojnë jetën pa praninë e njëri-tjetrit.

Fjolla e cila njihet për këngët e saj, por më shumë dhe për ekspozimin pa masë të formave të hireve të trupit, ka publikuar në faqen e saj të Instagramit disa foto provokuese, teksa ka paralajmëruar gratë që të mbajnë burrat afër vetes duke i ngacmuar pas fotove hot.

Fjolla ka shkruar se gratë duhet të mbyllin burrat, pas fotove të saj shumë provokuese.

“Oj gra mshelni burrat”, ka shkruar Fjolla.

Fjolla është gjithmonë aktive në rrjetet sociale, ndërsa historia me Fisnik Sylën, nisi pas një skandali kur u kapën me armë në makinë dhe në një kohë që biznesmeni po jetonte jetën me gruan dhe fëmijët e tij tashmë të ndarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit