Pepi Çunmulaj, motra e modeles Emina Çunmulaj ka reaguar pasi mediat kanë publikuar fotografinë e saj ku shfaqej duke e puthur posterin e Presidentit serb Aleksander Vuçiq me mbishkrimin "e ardhmja është e ndritur.
Ajo në faqën e instagramit te JOQ Kosova ka shkruar një reagim duke i kërkuar falje shqiptarëve dhe duke e quajtur veprimin e saj “sarkazmë”. Sipas saj foto e saj ishte për ironi.
Mes tjerash Pepi Çunmulaj thotë se ajo vjen nga një familje patriotike dhe në asnjë moment nuk ka menduar të idealizojë një kriminel siç e quan tani ajo presidentin serb Vuçiq.
Komenti i plotë i Çunmulajt në JOQ Kosova:
Me lejoni që të sqaroj postimin tim të fundit i cili është keq interpretuar dhe publikuar nëpër media të cilat tash sulmojnë pa të drejtë motrën time Emine Cunmulaj, e cila ka bërë aq shumë dhe vazhdon të kontribuon me shpirt për shqiptarët.
Unë kam bërë postimin me ironi ndonëse jetojë në një vend ku sarkazma ka konotacion tjetër. Unë kam menduar se sarkazma ime do të kuptohet drejtë pa e menduar se mund të keqinterpretohet. Unë vijë nga një familje patriotike dhe në asnjë moment nuk kam menduar të idealizojë një kriminel siç është Vuçiqi. Postimi është bërë me ironi. Kërkojë nga mediat të mos e shfrytëzojnë postimin tim për të më sulmuar motrën time, e cila e ka dëshmuar misionin e saj fisnik për shqiptarët. Kërkojë ndjesë të gjithë miqve, familjarëve dhe shqiptarëve të cilët janë ndjerë te fyer nga postimi im, por ua them edhe një herë që në asnjë moment nuk e kam menduar se do të keqkuptohet sarkazma që kam bërë me ate postim.
Pepi Cunmulaj

