Will Smith është përjashtuar nga Oscars për 10 vjet për shkak se goditi me shuplakë Chris Rock, por do të lejohet të mbajë çmimin e tij si aktori më i mirë.
Përmes një deklarate, Akademia kritikoi Smith-in për sjellje “të papranueshme” dhe “të dëmshme”.
“Gjatë transmetimit tonë televiziv, ne nuk e trajtuam në mënyrë adekuate situatën. Për këtë na vjen keq. Kjo ishte një mundësi për ne që të jepnim një shembull për mysafirët tanë, shikuesit dhe familjen tonë të Akademisë në mbarë botën dhe ne dështuam, pasi ishim të papërgatitur.”-tha Akademia.
Nga ana tjetër, Will Smith tha për mediat e huaja: “Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë".
Kujtojmë se gjatë ceremonisë në Teatrin Dolby më 27 mars, Smith doli në skenë dhe goditi komedianin, i cili kishte bërë një “shaka” për gruan e tij, aktoren Jada Pinkett Smith.