E bujshme/ Arrestohet drejtori i BKT-së, përvetësoi 95 mijë euro nga llogaria e klientit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.04.2022, 18:51

Një ngjarje me të vërtetë e bujshme raportohet të ketë ndodhur pranë BKT në Kosovë, ku një ish-drejtor dege është ndaluar për 48 orë nga policia. Prokuroria Themelore ne Ferizaj lajmëron se ai u ndalua si i dyshuar për konsumimin e veprave penale “Mashtrimi” dhe “Keqpërdorimi i besimit”.

Mësohet se personi me iniciale I.A., ish-drejror i degës së Bankës Kombëtare Tregtare në Pejton – Prishtinë, ka bërë të mundur tërheqjen e një shume të konsiderueshme prej 95 mijë euro nga llogaria bankare e një qytetari.

Në vijim njoftimi i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Kosovë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet I.A. – ish-drejtor i degës se BKT-së në Pejton – Prishtinë dhe Sh.B., – punëtor i autotaksit “Bini”- Gjilan, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshohet se ish-drejtori i BKT-së, me inicialet I.A., ia ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër, me inicialet Sh.B., nga llogaria bankare e një qytetari, me ç’rast është bërë tërheqja e shumës në vlerë prej 95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në Ferizaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit