Identifikohet ish-drejtori i BKT-së, i dyshuar për mashtrim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.04.2022, 17:47

Ilmi Alili, ish-drejtori i Bankës Kombëtare Tregtare në Prishtinë, të enjten është ndaluar prej Prokurorisë Themelore në Ferizaj. I njëjti dyshohet se bashkë me një punëtor të autotaksit “Bini” nga Gjilani, kanë tërhequr 95 mijë euro në bankën BKT të Ferizajt.

Prokuroria Themelore në Ferizaj sot njoftoi se ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për tërheqjen e 95 mijë eurove në bankën BKT në Ferizaj, raporton paparaci.

Në këtë rast, dyshohet se janë të përfshirë një ish-drejtor i degës së Bankës Kombëtare Tregtare në Pejton të Prishtinës dhe punëtori i autotaxit “Bini”- Gjilan.

Paparaci mëson se ish-drejtori i BKT-së që pretendohet se është i implikuar në veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” është Ilmi Alili.

Alili, dyshohet se ia ka mundësuar tërheqjen e parave punëtorit nga Gjilani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit