Një ngjarje e rëndë u raportua të kishte ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Kolonjës. Sipas Policisë së Shtetit, një person ishte vetëvrarë me armë zjarri brenda makinës së tij.
Viktima rezultoi të ishte Betim Kastrati, 38 vjeç, baba i dy fëmijëve të mitur. Kastrati kishte parkuar makinën dhe më pas i kishte dhënë fund jetës në rrethana misterioze. Burime për JOQ konfirmuan se i riu punonte si shofer i Pirro Vengut, Drejtorit të Portit të Durrësit, i denoncuar shumë herë nga JOQ ALBANIA si abuzues i parave publike dhe dhënies së tenderave shtetërorë në mënyrë klienteliste duke shpërdoruar paratë e Buxhetit të Shtetit.
I riu nuk kishte shfaqur asnjë sjellje të dyshimtë së fundmi, përpos faktit se nuk shpenzonte shumë kohë me fëmijët e tij pasi pothuajse e kalonte të gjithë ditën në punë.
Një mesazh i mbërritur në redaksinë e JOQ, nga një koleg i tij, errësoi edhe më shumë hijet e misterit që mbështjellin këtë ngjarje të dyshimtë.
Sipas këtij burimi, dy ditë para ngjarjes, viktima kishte sjellë Pirro Vengun në një mbledhje në ministri.
Burimi u shpreh: “Kam dyshime se është vetëvrasje. Mezor priste i shkreti. Të mbyllte ditën e punës e të ikte në shpi tek fëmijet, ankohej gjithmon se nuk gjente kohë ti dedikoej fëmijëve ti conte në stervitje pasi punonte me orë të gjata shofer me Pirron.”
Pra nëse i vetmi angazhim për Kastratin ka qenë puna si shofer i Vengut, dhe nuk ka patur shqetësime të tjera familjare, cila ka qenë arsyeja që e ka shtyre të kryente vetëvrasje, ashtu siç pretendon Policia?!
Një shofer i një titullari të lartë sheh shumë dhe është në dijeni të shumë takimeve e marrëveshjeve të eprorit të tij. Policia pretendon se ai vuante nga depresioni dhe këto kanë qenë shkaqet që i dha fund jetës.
Deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes e daljes në dritë të pistave të reja, ngjarja do të vazhdojë të paraqitet si e tillë…