Pasi me urdhrin e Rilindjes u riemërua në postin e kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako ka bërë një emërim të pazakontë me dorë partie. Sipas informacioneve ajo ka emëruar në postin e nënkryetarit të bashkisë Durrës një 25-vjeçar.
I riu Renis Mullaj, raportohet se ka mbajtur postin e juristit në OSHEE para se me ‘dorë’ të drejtorit të këtij institucioni, Adrian Çelës të emërohej nënkryebashkiak. Rikujtojmë se Çela ishte drejtues i fushatës politike të Durrësit në zgjedhjet e 25 Prillit dhe nuk figuronte në listën e kandidatëve për deputet në këtë qark.