Familjarët e viktimave në aksidentin në Bullgari: Xhaferi na e shton dhimbjen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.04.2022, 21:14

Familjarët e personave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në Bullgari, sot përmes një letre drejtuar mediave e kanë pyetur publikisht kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, se “kë dëshiron ta mbrojë ai dhe pse nuk lejon hetim parlamentar për rastin”.

“Ne familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në Bullgari, tani që nuk i kemi më të dashurit tanë, kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë. Për këtë qëllim kërkuam që në Kuvend Komisioni anketues të mbajë mbledhje për të drejtat dhe liritë e njeriut. Por, sot morëm përgjigjen se këtë mbledhje edhe pse Kryetari i Komisionit, Halil Snopçe, e kishte thirrur, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka anuluar”.

“Ju kujtojmë se deputetët janë të dërguarit tanë në Kuvend dhe ata duhet të jenë zëri ynë dhe mbrojtësit tanë. Ne kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë, ndërsa vendimet e këtilla i vlerësojmë si tentim për të fshehur të njëjtën. Sot zotëri Xhaferi na rëndoi edhe më shumë dhimbjen dhe e pyesim publikisht, përse i pengon e vërteta, kë dëshiron ta mbrojë ai dhe pse nuk lejon hetim parlamentar?”, thuhet në letrën e familjarëve të viktimave nga aksidenti në Bullgari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit