Rama inspektoi punimet e fasadave në Berat, sot shembet pjesa ballore e “Xhamisë së Kuqe”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.04.2022, 15:11

Pjesa ballore e strukturës së minarës të “Xhamisë së Kuqe” është shembur. “Xhamia e Kuqe” rezulton ndër xhamitë më të vjetra në rajon. Për nga teknika e ndërtimit dhe nga vendodhja e saj mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit të XV. Xhamia i ka shërbyer karvaneve që vinin nga lindja në perëndim dhe më vonë i ka shërbyer garnizonit turk.

Kujtojmë se ditën e djeshme Rama vizitoi qytetin e Beratit për të inspektuar punimet. Ai nuk shkoi në asnjë nga restaurimet që duhej të ishin bërë, por vizitoi vetëm fasadat propagandistike të qeverisë. Berati është një nga qytetet që mbart më shumë histori në Shqipëri, por është harruar nga autoritetet përkatëse.

Vizita e Ramës ka shërbyer vetëm si një ters për Beratin, pasi propaganda u shkërrmoq me ngjarjen e sotme.

Xhamia E Kuqe - Discover Berat

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit