Dhërmi/ Punëtori 60-vjeçar aksidentohet tek firma “Gjikuria”, në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.04.2022, 14:05

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Palasë, Dhërmi. Mësohet se një 60-vjeçar, teksa ka qenë duke punuar me betoniere në një kantier, është aksidentuar dhe është plagosur. Gjendja e tij shëndetësore është tepër e rëndë.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në kantierin e firmës Gjikuria. Sipas një qytetari, që ka informacion për ngjarjen, punëtori ka dëmtime të rënda në kokë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.04.2022, rreth orës 12:15, në fshatin Palasë, Dhërmi, mjeti tip betoniere, me drejtues shtetasin Th. P., rreth 60 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një kantier është rrëzuar dhe si pasojë ka marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit