Burri i martuar me 9 gra shprehet i pikëlluar, pasi njëra prej tyre i kërkoi divorcin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.04.2022, 14:04

Një burrë që u martua me nëntë gra thotë se tani ka në plan të divorcohet me njërën prej tyre. Arthur O Urso nga Brazili, u bë kryefjalë e mediave të huaja vitin e kaluar kur ai dhe të dashurat e tij u martuan.

Modeli ishte zyrtarisht i martuar me partneren e tij Luana Kazaki, mirëpo ai nuk e kishte qejf monogaminë e për këtë arsye u martua edhe me 8 të tjera. Sipas mediave të huaja, poligamia është e paligjshme në Brazil.

Megjithatë, një nga bashkëshortet e tij e quajtur Agatha, tani ka vendosur ta lërë.

Man faces divorce from one of 9 wives tired of sharing

“Ajo donte të më kishte të gjithë për vete. Isha shumë i trishtuar për ndarjen dhe më shumë i habitur nga justifikimi i saj, ajo tha se i mungonte një lidhje monogamike. Gratë e mia të tjera menduan se qëndrimi i saj ishte i gabuar dhe se ajo e pranoi martesën për aventura dhe jo për ndjenja të vërteta. E di që kam humbur një grua, por nuk do ta zëvendësoj për momentin.”-tha Arthur.

No description available.

I riu pretendon se fiton 56,000 £ në muaj nga llogaria e tij OnlyFans, ndërsa planifikon të martohet edhe me dy gra të tjera.

“Unë kam një ëndërr, dëshira ime ka qenë gjithmonë të kem 10 gra. Unë kam një vajzë, por dua të kem një fëmijë me secilën nga gratë e mia.”-thë ndër të tjera Arthur.

A man risks divorcing one of his 9 wives who are tired of sharing

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit