Duket se kryebashkiaku Erion Veliaj ia ka ‘gjetur vendin’ parave të qytetarëve të Tiranës. Prej disa vitesh zbaton derdhjen e taksave të qytetarëve në shkurre dekorative duke qenë se Tiranën po e rrafshon duke dhënë lejë ndërtimi.
Shkurret dekorative për Tiranën do t’u kushtojnë xhepave të qytetarëve të varfër të kryeqytetit më të mjerë në Europës mbi 300 MILIONË LEKË pa TVSH.
Fituesi i tenderit të hapur nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, është shpallur AlbGarden i Pjetër Trashaj. Kjo kompani ka disa histori famëkeqe me abuzimin e parave publike të dhëna nga titullarët shtetërorë.
Në Qeverinë Rama I, Pjetër Trashaj ka përfituar nga Ministria e Mjedisit një tender me vlerë 1.2 milionë dollarë kur personi që mbante pozicionin e organizuesit të dokumentacionit teknik të tenderave në Ministri, ishte i biri.
Bëhet fjalë për tenderin me vlerë marramendëse për pyllëzimin e Lurës me pisha. Kjo kompani jo vetëm që e përfitoi tenderin në konflikt interesi, por vërtetoi publikisht mashtrimin oligarkë-qeveri që bëhet në kurriz të qytetarëve pasi në vend të mbillte 45 mijë pisha mbolli fidanë.
Fidanët duke mos qenë bimësi e përshtatshme për zona malore, u thanë dhe shkretuan zonën e mrekullueshme të Lurës.
Pavarësisht këtij skandali të skeduar, Pjetër Trashaj në vijimësi ka qenë përfitues i parave publike pavarësisht se është provuar që i ka vjedhur ato.
Mbetet për t’u parë ku do shkojë 300 Milionëshi i dhënë nga Veliaj…