Njeriu që ndejti 19 vjet në koma, vdes pothuajse 20 vjet pasi u zgjua

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.04.2022, 18:50

Një burrë që u zgjua në vitin 2003, pasi u përfshi në një aksident me makinë dhe kaloi 19 vjet në koma, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Pothuajse katër dekada më parë, Terry Wayne Wallis u përfshi në një aksident me makinë vetëm gjashtë javë pas lindjes së vajzës së tij Amber dhe mbeti në koma për 19 vitet e ardhshme.

Terry Wallis, 'Man who slept for 19 years,' dies nearly 20 years after miracle awakening from coma

Gjatë gjithë kohës nëna e tij Angilee dhe anëtarët e tjerë të familjes kujdesseshin për të.

Familjarët e merrnin në shtëpi gjatë fundjavave për vite me radhë, ndërsa mjekën mendojnë se kjo ka qenë ajo që e ndihmoi atë të zgjohet.

Wallis u bë i njohur në media si "Njeriu që flinte për 19 vjet", ndërsa pasi hapi sytë dhe më pak se një muaj më vonë, ai rifitoi aftësinë e tij për të folur.

Man Who Survived After Being In Coma For 19 Years Dies Almost 20 Years After Waking Up

Sipas një nekrologjie të shkruar nga Roller-Coffman Funeral Homes , Wallis pëlqente 'të hante gjithçka në çdo kohë', të pinte pije të gazuara dhe të dëgjonte muzikë live.

Fjala e tij e parë pasi u zgjua ishte “mami” dhe shumë shpejt ai ishte në gjendje të thoshte “çdo gjë që ai dëshironte të thoshte”, tha Drejtoresha Sociale e Qendrës së Infermierisë dhe Rehabilitimit të Stone County, pas zgjimit të mrekullueshëm të Wallis.

Angilee Wallis ndërroi jetë në vitin 2018, ndërsa lajmi është bërë publik tashmë nga mediat e huaja.

Miracle man' who woke from a coma after 19 years has died - Daily Star

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit