DENONCIMI/ “Tirana Bank” ‘rrjep’ qytetarët, do u mbajë komision sa herë që të tërheqin lekë në ATM

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.04.2022, 16:12

Duket se edhe bankat, po përfitojnë nga situata në të cilën ndodhet Shqipëria, për të rrjepur sa më shumë qytetarët. Një prej tyre është edhe Tirana Bank, institucion, që ka shokuar sot të gjithë klientët duke i dërguar një mesazh, ku pasqyrohen ‘rregullat e reja’.

Sipas dokumentit të mbërritur tek çdo klient i kësaj banke, është bërë informimi për ndryshimin e kushteve të punës në produktin e kartës së debitit, të cilat hyjnë në fuqi më 19 Prill.

Në dokument thuhet se Komisioni vjetor i shërbimit është 12 mijë lekë të vjetra, ose 10 EURO dhe nëse një klient tërheq para në ATM, atij do t’i mbahet 2% e vlerës që ka tërhequr. Pra thënë shkurt, nëse një qytetar tërheq, 500 mijë lekë të vjetra, 10 mijë lekë të vjetra do i mbajë komisioni. Ndër të tjera thuhet se vlera minimale e këtij lloj komisioni të mbajtur do jetë 400 lekë të reja.

Sipas shumë qytetarëve që kanë shkruar në redaksinë e JOQ ALBANIA, kjo nuk ka qenë më herët.

Denoncimi:

Kush ndikon tek banka lufta ne ukraine ? Po a ka me turp . E shikoni tani qe te terheqesh lek ne bankomat vlera minimale e komisionit esht 400leke ? Nuk kemi ku te ankohemi mo vlla ca behet kshu. Dikur ka pasur Vetem 125 lek komision mujor. Asnje nga kto te tjerat. Nese terheq edhe 10mij te vjetra ajo do tmaj 4mij lek . Sepse thot minimalja per transaksion esht 400 lek.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit