Iljaz Çali ishte miku i ngushtë i biznesmenit Gjin Nika, atentati lidhet me luftën për kapjen e galerive të kromit në Bulqizë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.04.2022, 10:29

Mbrëmjen e 3 prillit në autostradën Tiranë -Durrës u regjistrua një atentat me armë zjarri, teksa viktimë mbeti biznesmeni Iljaz Çali. Pas ngjarjes tragjike, policia ka nisur hetimet, ndërsa një nga nga pistat e hetimit është dhe konfliktet e lindura nga tregtia e Kromit në Bulqizë.

Mësohet se Iljaz Çali ka qenë miku i ngushtë i biznesmenit të kromit në Bulqizë, Gjin Nikës, i ekzekutuar në 5 prill 2014 në Fushë-Krujë. Nika i dyshuar si autor i disa vrasjeve për kromin e Bulqizës dhe plagosje, por asnjëherë i dënuar për to, 35-vjeçari u qëllua me 30 plumba automatiku bashkë me mikun e tij, Fabio Xhunga, 33 vjeç.

Viktima e mbrëmshme, Iljaz Çali ishte besimtar madje për shkak të besimit që përfaqësonte në shtëpine e tij në zonën e Rinasit kishte ndërtuar dhe një Xhami të vogël. Sipas policisë vrasja e Çalit lidhet vetëm me vijueshmërinë e atentateve të njëpasnjëshme në luftën për kapjen e galerive të kromit në zonën e Bulqizës.

Gjin Nika dhe Iljaz Çali

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit